Tre të miturit tentojnë të grabisin bankomatin te Myslym Shyri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2021, 09:26
Një bankomat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka rënë pre e tentativës për grabitje.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, tre të mitur të moshës 13-14 vjeç me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.