Akuzohen se zhvatën familjarët e pacientëve të "Covid 2" infermieret fshinë sms-të me Tiren pas arrestimit të saj
Tre infermieret dhe sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë fshirë të gjithë komunikimet në whats app me kolegen e tyre Tire Alldervishi në momentin që kjo e fundit është arrestuar. E deklaroi prokurori Bledar Valikaj në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë.
“Personat e ndaluar në momentin e arrestimit të Tires kanë fshirë bisedat me këtë të fundit duke ngritur kështu akoma më shumë dyshimet në përfshirjen e kësaj skeme abuzimi.”
Prandaj telefonat e të ndaluarave do të dërgohen për ekspertim të mëtejshëm
Sipas organit të akuzës gjithçka është zbuluar pas hapjes së telefonit të Tire Alldervishit.
Prokuroria kerkon që të caktohet masa e sigurisë arrest në burg për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxhaj
Avokatja e Mira Bushit kërkoi një masë sigurie më të butë “arrest shtëpie” për shkak të gjëndjes së saj shëndetësore dhe të atin e sëmurë.
“Nuk ka element në dosjen e prokurorit që ta përfshijë zonjën Bushi në kryerjen e veprës penale të mashtimit Mira ka qenë e shkruar për dy muaj në spital për pneumoni për shkak te covid. Mira ka nje problem me këmbët. Kërkoj per mire masen arrest ne shtepi duke qene se ka edhe babin e sëmurë"
Para gjykates dolën sot Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Rukije Hoxhaj të cilat u arrestuan më 8 shkurt 2021.