Të turpëruara e me kokën ulur dalin në gjyq shoqet e Tires, do qëndrojnë 45 ditë në qeli

Tre infermieret dhe sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” do të qëndrojnë në qeli për 45 ditë.

Prokuroria i akuzon ata se së bashku me sanitaren tjetër Tire Alldervishi kishin arritur të krijonin një skemë të mirëfilltë të përfitimit monetar në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Ato u zbuluan pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi.

Para gjykates dolën sot Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Rukije Hoxhaj.

Prokurori Bledar Vatnikaj kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarat, me argumentin se kanë bashkëpunuar mes tyre në veprën penale të ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit”.

Në këmbim të shërbimit të arrestuarat akuzohet se kërkonin ose merrnin shpërblime financiare nga familjarët e pacientëve.

Prokurori tha se bisedat janë gjetur në telefonin e Tires ndërsa 4 të arrestuarat janë munduar të fshehin provat duke fshirë komunikimet me Tiren pas arrestimit të saj.

Prandaj telefonat janë dërguar për ekspertizë.

Nga ana e saj Gjyqtarja Rexhina Merlika ka vendosur masë arresti burg me afat duke i caktuar prokurorisë 45 ditë kohë për të sjellë prova.

Gjyqtarja Rexhina Merlika është e njëjta që ka dhënë vendimin edhe për sanitaren Tire Alldervishi, raporton Ora News.

Avokatët kanë kërkuar masë sigurie më të butë me argumentin se klientet nuk kanë bashkëpunuar me Tiren dhe se akuza që duhet të ngrihet është "korrupsioni" dhe se duhet të hetohet nga SPAK.

"Tirja nuk mund të më bëjë shoqe me veten e saj, kam punuar me ndershmëri" tha njëra prej infermiereve.

https://youtu.be/DLQ1sWVbB-M

Perse akuzohen

Mira Bushi, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sheqerije Koci, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Sidorela Çela, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal

Rukije Hoxhaj, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal