Infermierja e spitalit "Shefqet Ndroqi" qan në Gjykatë: Kam dy fëmijë të mitur në shtëpi

Sidorela Çela është një prej 3 infermiereve të arrestuara  të spitalit “Shefqet Ndroqi” të cilat janë akuzuar se kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Në dhomën e të pandehurve dhe në krah të shoqeve të saj ajo është shfaqur me lot në sy dhe me kokën ulur. Gruaja tha se kishte dy fëmijë të mitur në shtëpi, përkatësisht 2 dhe 7 vjeç, informon gazetarja e RTV Ora, Keti Banushi.

Gjykata e Tiranës pritet të japë masën e sigurisë për 3 infermieret e arrestuara  dhe sanitaren e këtij spitali.

Lexo me shume: Të turpëruara e me kokën ulur dalin në gjykatë inferimeret dhe sanitarja e “Shefqet Ndroqi” , shoqet e Tires

Ne foto: Sidorela Çela e ulur në karrige e para në krah të majtë

Tre infermieret dhe një sanitare u arrestuan më 8 shkurt 2021

Tirja i morri pas.