Varianti britanik dhe afrikano-jugor prezent në Shqipëri, 50 mostra dërgohen në Londër
Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, specialistja e ISHP, Silva Bino foli edhe për mutacionet e reja të Covid-19.
Sipas saj, tashmë janë dërguar në Britaninë e Madhe 50 mostra që dyshohen se janë mutacione të virusit.
Silva Bino: Janë 50 monstra që janë dërguar në Britaninë e Madhe, siç tha edhe profesoreshë Fico. Janë në Agjencinë e Shëndetit Publik në Londër, i cili shërben edhe si laborator reference. Janë mostra të përzgjedhura nga riinfeksionet, nga ato që ne kemi dyshuar, së bashku edhe me disa laboratorë privatë pasi kemi network-un në mënyrë që mbulohet i gjithë vendi, që kemi dyshuar se mund të kenë mutacion.
Të dyja llojet e mutacioneve mund të jenë prezente. Qoftë ai i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Nga pikëpamja epidemiologjike, riinfektimet, shtimi i moshave të reja dhe elementë të tjerë, për shembull edhe shtimi i rasteve të rënda edhe te fëmijët, është një element shumë i rëndësishëm. Këto laboratorë janë shumë të ngarkuar por ne presim përgjigjet për mostrat tona".
Lexo edhe:
Masat anti-Covid, nga nesër ora policore nis në 20:00