Takimi me Bashën, Idrizi: Do kemi marrëveshje, preferoj të kandidoj në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe United Shpëtim Idrizi.

Pas takimit, Idrizi është shprehur se, mes dy partive do të ketë patjetër një marrëveshje.

“Janë diskutime që bëhen për të përcaktuar valencat, por edhe sinergjitë e nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë dhe nuk ka dyshim. Ne po bëjmë një dyshim shumë më të gjerë se sa kaq. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar. Ne po vendosim piketat në ato zona ku PDIU ndihmon për të prodhuar mandate për listën e opozitës së bashkuar. Sigurisht që edhe për PDIU, edhe për partitë e tjera, është dizenjuar një marrëveshje, do të ketë një moment të nënshkrimit të saj. Ndaj dhe them që nuk ka dyshim që do të ketë një marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por për pozicione, ku valenca e PDIU është e qartë dhe ndihmon për mandate”, tha Idrizi.

Ai shtoi se, për zgjedhjet e 25 prillit preferon të kandidojë në Tiranë.

“Unë padyshim, për shumë arsye, preferoj të jem në Tiranë, pasi këtu e kam zhvilluar gjithë aktivitetin tim. Besoj se do të jem në Tiranë”, tha kreu i PDIU Shpëtim Idrizi.