Mjeku për RTV Ora: Varianti i ri i Covid-19 prezent në Shqipëri, por...
Mutacionet e reja të Covid-19 kanë shtuar frikën në të gjithë botën dhe si rrjedhojë të gjitha shtetet janë detyruar që të shtrëngojnë përsëri masat për të parandaluar infektimet. Edhe Shqipëria gjatë javës së fundit është përballur me një rritje të ndjeshme të numrit së të infektuarëve ku dhe qeveria është detyruar që të ashpërsojë masat.
Të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Ditë e Re në RTV Ora ishte mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti dhe gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi ku folën më shumë mbi situatën aktuale në të cilën vendi po detyrohet të kalojë për shkak të Covid-19.
Para dy ditësh në një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama dhe ministria e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bënë të ditur se ekspertëve janë rritur dyshimet se dhe në Shqipëri mutacioni i ri i Covid-19 ka mbërritur dhe për këtë arsye janë dërguar disa mostra në Berlin për të vërtetuar fjalët e ekspertëve.
Alimehmeti tha se ky mutacion i ri i Covid-19 ndodhet në Shqipëri dhe për këtë fakt nuk ka asnjë dyshim.
"A ka në Shqipëri, a ka ndonjë të infektuar me variantin e ri të Covid-19 në Shqipëri? Për britanikun u bë kohë dhe është i përhapur në 60-70 shtete, madje dhe që prej muajit dhjetor edhe Australia kishte raste jo më Europa. Krahas nesh kemi Greqinë, Maqedoninë, Kosovën, Italinë që e kanë gjetur. Kemi dhe një rast që u bë mediatik javën e kaluar një vajzë që udhëtoi nga Tirana në Gjermani ata i bënë testin rutinë dhe e gjetën dhe e raportuan "kemi një udhëtare nga Tirana me këtë variant të ri".
Pra që është është dhe nuk ka asnjë pikë diskutimi, pyeta është: Sa përqind e këtyre rasteve janë këto variante? Se po të jenë 1, 2 apo 10 nuk është një diskutim i madh, por nëse është një përqindje më e rëndësishme, ne e dimë dhe po e shohim që është në një shkallë më dominante që ja ze vendin atij të vjetrit"- thotë ai.
Gjithashtu gjatë bisedës mjeku shtoi se përsonat që kanë kaluar Covid-19 janë të rrezikuar të infektohen nga ky varian i ri i koronavirusit njësoj si ata persona të cilët nuk e kanë kaluar ende.