"Mos u bëni ushtarë të Taulantit!" Kryemadhit i shkon policia t'i vendosë gjobë në Elbasan

Një grup efektivësh të policisë së Elbasanit janë shfaqur në ambientet ku LSI po mbante një aktivitet për prezantimin e programit të arsimit.

Policët janë afruar duke thënë se ishin aty për të verifikuar faktin se

nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid.

 “Merruni me bandat, pastaj hajde të vendosni gjobat. Merruni me kriminelët, ata që ju përplasin makinën e më pas. Mos u bëni ushtar as të Taulantit as të dikujt tjetër” u tha Kryemadhi efektivëve të policisë.

Vendosni gjobën dhe do tu drejtohem gjykatave administrative i tha Kryemadhi efektivëve të policisë dhe më pas u largua.  

Takimi u mbajt në hotel "Skampa" në Elbasan.