Atentati ndaj prokurorit Ndoja, shtyhet seanca për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn
Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të shtetasve Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.
Mosnjoftimi i Ndojas ka bërë që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shtyjë seancën.
Rraja dhe Halilaj akuzohen për atentarin e ndodhur në 1 nëntor 2019, pranë Mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Ndoja dhe miku i tij Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën në spital shoferi i prokurorit Andi Maloku.
Redjan Rraja, i afërt i deputetit socialist Rrahman Rraja, akuzohet për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi).
Gjithashtu ndaj tij rëndojnë akuzat për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.
Ariol Mustafa Halilaj, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 134, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.