PD premton dyfishim të turistëve dhe punësimit në këtë sektor, 6% TVSh për operatorët
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prezantoi programin për turizmin, ndërsa premtoi rritjen e numrit të turistëve më 15 përqind në vit. Kryemadhi ishte në Elbasan për programin e arsimit, ku u përplas me policinë për thyerjen e masave anti-Covid.
Partia Demokratike premton një zgjim të turizmit në vend me ardhjen në pushtet. Në bazë të programit, parashikohen të hapen deri në 80 mijë vende të reja pune ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se ky sektor asnjëherë nuk ka pasur vëmendjen e duhur.
PD mendon të zgjasë sezonin turistik në vend duke shfrytëzuar ato çfarë natyra shqiptare ofron, ndërsa parashikohet të rritet me 15 përqind numri i turistëve të huaj në vit.
“Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën” tha Basha.
PD angazhohet të rrisë kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10% dhe dyfishimin e punësimit në sektorin e turizmit.
Për rritjen e numrit të turistëve të huaj me 15% në vit dhe premton uljen e TVSH për të gjithë operatorët në industrinë e turizmit në masën 6%.
Investimet në infrastrukturë dhe energji elektrike janë një tjetër pikë kryesore e këtij program.
Për herë të parë do të stimulohet edhe kërkesa turistike në vend, sidomos ate nga moshat e treta.
Në planin për turzimin PD synon të promovojmë destinacionet turistike kulturore e natyrore në tregjet në rritje ekonomike, veçanërisht ato aziatike si dhe për herë të parë do të stimulojmë edhe kërkesën turistike në vend, sidomos ate nga moshat e treta.
Premtimet e Bashës për turizmin
Qëllimi kryesor i programit të turizmit është të mundësojë rritjen e kontributit direkt të turizmit nga 8% në 10% të Produktit të Përgjithshëm Bruto, duke dyfishuar punësimin në sektorin e turizmit nga 40.000 në 80,000 vende pune
Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese.
Angazhohemi të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të sigurojmë stimujt për dyfishimin e kapaciteteve akomoduese. Vecanërisht, vëmendje do t’i kushtohet lehtësimit të procedurave për leje ndërtimi për hotele dhe sigurimin e energjisë elektrike për to.
Angazhohemi të zgjasim sezonin turistik përmes diversifikimit të produktit turistik në 4 tipologji-turizëm bregdetar, malor, rural, e kulturor.
Angazhohemi që cdo projekt investimi me financim të brendshëm në infrastrukturë duhet të dëshmojë përputhshmërinë me objektivat për zhvillimin e turizmit.
Angazhohemi të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit dhe të dyfishojmë netë-qëndrimet për turistët e huaj.
Do të investohet në infrastrukturën e energjisë elektrike, ujit e të trajtimit të mbetjeve e ujrave të ndotura në destinacione turistike kulturore, veçanërisht malore e rurale të Shqipërisë veriore, verilindore e juglindore.
Do të investohet në përmirësimin e cilësisë së transportit ndërurban, si dhe
Do të investohet në sinjalistikën e nevojshme të destinacioneve turistike, vecanërisht për ato kulturore, malore e rurale dhe orientimin e turistëve përmes përdorimit të aplikacioneve dhe teknologjisë.
Industria e turizmit do të përfitojë nga të gjitha masat e propozuara në programin ekonomik të Partisë Demokratike, si: Vendosja e taksës së sheshtë 9%, Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%, Ulja e taksave dhe tarifave vendore për bizneset e vogla e të mesme apo edhe anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin.
Përveç këtyre masave, vecanërisht për industrinë e turizmit:
Do të ulim TVSH-në për të gjithë operatorët në industrinë e turizmit në masën 6%. Trajtimeve aktuale preferenciale në sektor do i vi fundi duke krijuar kështu premisa të një zhvillimi të industrisë mbi baza të konkurrencës së drejtë mes të gjithë aktorëve.
Do të prezantojmë paketë stimujsh financiarë për mbështetjen e sipërmarrjeve rekreative në zonat rurale e malore dhe për mbështetjen e sipërmarrjeve të një tipologjie të re në vendin tonë si ato të turizmit kurativ apo eko-turizmit me grante, kredi të buta dhe lehtësim barre fiskale për vitet e para të operimit.
Do të mbështesim programe arsimi profesional dhe universitare me fokus turizmin dhe shërbimet në funksion të turizmit.
Do të promovojmë destinacionet turistike kulturore e natyrore në tregjet në rritje ekonomike, vecanërisht ato aziatike si dhe
Për herë të parë do të stimulojmë edhe kërkesën turistike në vend, sidomos ate nga moshat e treta.
Kryemadhi përplaset në Elbasan më policinë për Covid
Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, diskutoi programin e LSI-së, për arsimin në Elbasan.
Por menjeherë sapo takimi që u transmetua live u mbyll, një grup efektivësh të policisë së shtetit janë shfaqur aty duke i tërhequr vemendjen Kryemadhit për shkeljen e masave anti-Covid.
Kjo nuk është hera e parë, kur Kryemadhi jo vetëm shfaqet pa maskë por përplaset me policinë për mos zbatimin e rregullave anti-Covid.
Por nga ana tjetër disa poltikanë duket se po përdorin truk meditik për ti shpëtuar penalizmeve, duke servirur materiale të regjistruara, ku kamerat porositen të mos japin plane të mëdha ku shfaqen prania e shumë qytetarëve.