Itali: Vrasja e prostitutës shqiptare, arrestohet partneri, edhe ai shqiptar
Autoritetet policore italiane kanë vënë nën masë arresti autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptares 47 vjeçare Luljeta Heshta.
Ai është partneri i saj shqiptar 43 vjec me inicialet A.K.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së dielë 7 shkurt 2021 në rrugën provinciale 40, të komunës San Giuliano Milanese, në provincën e Milanos.
47 vjecarja shqiptare e pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Itali, kishte precedent penal, e punonte si prostitutë në këtë territor.
Partneri i saj akuzohet se e ka goditur 5 herë me thikë në kurriz e një kofshë.
Plagët e marra ka qënë të rënda dhe 47 vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spitalin Humanitus të Rossanos ku është dërguar me urgjencë menjëherë pas ngjarjes.
Autori i krimit është marrë në pyetje gjatë natës nga prokurorët e Prokurorisë së Lodit.
Për identifikimin e tij kanë ndihmuar dëshmitë e banorëve e kalimtarëve të rastësishëm e disa filmime që ata kanë marrë me celular.
Sipas videove të marra dyshohet se ai ka qënë në gjëndje të dehur.
43 vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje të qëllimshme.
Kanë që kalimtarët e rastësishëm në vendngjarje që lajmëruan forcat e policisë e kërkuan mbërritjen e ndihmës së shpejtë mjekësore për t'i shpëtuar jetën viktimës.