Makina përfundon në parcelë dhe merr flakë shpëton mrekullisht shoferi në Fier

Një makinë mori flakë në ecje e sipër në Mbrostar, Fier, ndërsa përfundoi jashtë rruge, siç tregojnë këto pamje. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi shoferi arriti të dalë në kohë nga makina që u dogj plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më herët në orët e para të mëngjesit, një makinë në pronësi të një 20 vjeçareje u dogj në Durrës.

Policia paraprakisht tha se dyshohet për një  shkëndije elektrike.