Pse ikin të rinjtë? Pedagogu Prifti: Këtu mund të kesh 7 diploma por prapë nuk ke një punë

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ishte pedagogu Rezart Prifti.

Ai foli për largimin masiv të të rinjëve shqiptarë nga vendi jonë por edhe për arsyet të cilat i detyrojnë të largohen.

"Këtu problem është sistemi mund të kesh 7 diploma por prapë nuk ke një punë.

Të rinjtë po largohen për mungesën e meritokracisë në vendin tonë, për tu rritur këtu në karrierë duhet të shesësh shumë gjera qoftë edhe fizikisht, moralisht familjarisht.

Në agjencitë shtetërore duhet të japësh lek  2-3 rroga për të punuar. Në gjithë botën merr lek për të punuar këtu jep lek për të punuar. Këtu nuk funksionon asnjë sistem edhe lek të kesh nuk bën dot qejf as punë sepse niveli i madh i stresit është i madh."

Prifti foli për një problem madhor në Shqipëri për protitutcionin, në moshat e reja dhe bullizimin ndaj individëve që çon në këto shtigje.

Ai thotë se fenomeni i prostitucionit nuk është i ri në vendin tonë dhe se ka qenë e pranishme që në vitet 1994.

"Ky fenomen ka qenë që në vitet 1994 dhe vazhdon të jetë akoma.

Kam qenë vetë dëshmitar në vitet 1998 për gocat nga Fieri, Lushnja etj që i çonin me vagona.

Sot ka dhe me dëshirë dhe pa dëshirë. Faktorët kryesorë janë ato socialë prandaj them që një njeri nuk duhet të bullizohet nga shoqëria. Bullizmi në shoqëri varet se çfarë alternativash jep dhe se çfarë  formimi jep për rininë shqiptare.”

Pjesë e këtij paneli në studio ishte dhe psikologia Lenida Halili e cila tha se të rinjtë shqiptarë dhe mungesa e iniciativës i bën pak më "dembela". Kjo vjen si pasojë pasi ata presin çdo gjë nga familjet e tyre madje ju paguajnë edhe shkollën prindërit, i gjejnë edhe punën blerja e një shtëpie etj. Halili tha se ky fenomen fillon nga mosha 18 deri ne 35 vjeç dhe në  e sotme rinia shqiptare i prekur nga ky