Covid-19 i merr jetën bashkëshortes së maratonistit të njohur: Gjysma ime më e mirë u largua...

Bashkëshortja e  maratonistit të njohur Sotir Qiriaqi  nuk kam mundur të fitojë luftën me Covid-19.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Qiriaqi i cili  shkruan disa fjalë zemre për bashkëshorten e tij.

“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”- shkruan ai.

Reagimet kanë qenë të shumtë nga të afërmit dhe miqtë, te cilët i shprehin ngushëllime Qiriaqit.