Nano i përmendi 7 mëkatet, reagon Meta: Edhe kumar, edhe të citosh Biblën nuk shkon...
Presidenti, Ilir Meta, iu bashkua kërkesës së Ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, për pastrimin e listave të kandidatëve për deputet nga personat me precedentë.
Nga Korça ai solli në vëmendje se ligji u miratua pikërisht për shkak të problematikave.
"Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin kjo tregon që ka qenë një problem serioz i politikës sonë kështu që partitë duhet të jenë në garë për të siguruar integritetin dhe besimin e plotë të qytetarëve."
I pyetur nga gazetarët, këtë herë presidenti nuk nguroi ti kundërpërgjigjet ish Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano.
"Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkojnë këto gjëra."
Shqetësues për Kreun e Shtetit është emigrimi i lartë.
"Nuk kam asnjë koment fakti që s'kemi kushtetutë çdo veprim individual nuk përfaqëson Republikën e Shqipërisë."
Edhe një herë paralajmëroi Ramën për çështjen e negociatave për detin.
"Të gjitha statistikat tregojnë që nuk kemi largim në Shqipëria siç flasim për rastin e Serbisë e Malit të Zi."
Në Korçë Kreu i Shtetit ndoqi një seancë për dhurimin e gjakut, teksa zhvilloi vizita në Myftininë e qytetit dhe në Mitropolinë e Kishës Ortodokse.