Nënshkodra vijon të jetë e përmbytur, uji arrin deri në 2 metra
Bashkia e Shkodrës në raportin ditor ka bërë me dije se vijon të jenë mbi 3600 ha tokë e përmbytur.
Ditën e sotme (8 shkurt) rreth 3655 hektarë raportohen se janë nën ujë, e njëjta shifër me ditën e djeshme.
Në fshatin Obot niveli i ujit arrin në 120 cm, ndërsa është e pakalueshme rruga. Në disa toka bujqësore uji arrin deri në 2 apo 2.5 metra.
Gjithashtu edhe rruga që lidh fshatrta Shirq-Darrgjat është bllokuar, ku raportohet prezencë e ujit mbi 100 deri në 130 cm.
Lumi Drin vijon të gërryejë tokë në vendet e quajtura Mali i Vukatanit dhe Harku i Bërdicës.
Më poshtë do të gjeni njoftimin e Bashkisë:
Sipërfaqe totale e përmbytur 3655 Ha
1. Tokë e pakultivuar 735 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2625 Ha
3. Grurë 160 Ha
4. Bimë Dekorative 92 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
Grurë 45 Ha
Pemtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 2.
7. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 - 2.5m.
8. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
9. Ditën e djeshme janë shpërndarë për fshatin Obot 70 pako ushqimore, për 70 familje,të furnizuara nga Bashkia Shkodër.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 310 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 85 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm
3. 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Ka prezencë uji 20 cm në rrugen Belaj - Pentar.
5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Të pakultivuara 40 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
Grurë 20 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 135 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
Pemtore 5 Ha