Futbollisti i Tiranës në zi, humb vëllanë

Dhimbje e madhe për familjen e mbrojtësit të Tiranës dhe ish-futbollistit të Kombëtares, Kristi Vangjeli.

Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, 37 vjeç.

Pas një sëmundjeje të rëndë, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut.

Vitet e fundit ai kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.

Ai e nisi karrierën me moshat e Skënderbeut dhe më pas emigroi në Greqi me familjen ku së bashku me Kristi Vangjeli u formuan si futbollistë në ekipet e Selanikut.

Dhimbja është shumë e madhe, ndërsa sot edhe skuadrët ku luajtur Pavli Vangjeli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare.

Pavli Vangjeli