Klubi italian ofron 400 mijë euro për talentin e Tiranës, Halili thotë "Jo"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2021, 09:26
Në lojë për të marrë shërbimet e Ernest Muçit është futur edhe skuadra e Serie A, Hellas Verona.
Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, për lojtarin ky klub ka bërë një ofertë që shkon rreth 400 mijë euro, por që është refuzuar nga presidenti i bardhebluve, Refik Halili.
Klubi i Serisë A nuk ka ofruar më shumë para me idenë që lojtari ende nuk ka dhënë shumë në fushën e lojës. gjithsesi, skuadra të tjera janë gati dhe kanë dhënë më shumë para.
Klubi i Tiranës është i bindur që shuma që do të marrë nga shitja e Muçit mund të jetë nga më të mirat e para ndonjëherë në Shqipëri.
Tirana aktualisht ka një ofertë 600 mijë euro për të shitur Muçin në një kampionat tjetër.
Kujtojmë se, më 19 mars Muçi feston 20-vjetorin e lindjes.