Problemi me plehrat, ambjentalisti: S'mund të jetë nacionalist një njeri që "përdhunon" dhe e bën pis vendin e vet
Mosruajtja e mjedisit dhe ndotja me mbeturina vijon të mbetet një problem i madh. Më i prekshëm ky fenomen është në zonat turistike.
Krahas mungesës së reagimit nga institucionet, mungesë papërgjegjshmërie ka edhe nga qytetarët.
Abdulla Diku, ambjentalist dhe inxhinier pyjesh, i ftuar në Rtv Ora thotë se shqiptarët shquhet për "nacionalistë" në rrjete sociale, por s'mund të jetë i tillë një person që ndot vendin e tij.
Diku: Ne shqiptarët ndoshta jemi "nacionalistët" më të mëdhenj në mediat sociale, në stadium jo dhe aq. Vëmë flamurin jemi shqiptarë, jemi krenarë po për çfarë? Për asgjë. Një njeri që përdhunon vendin e vet, e bën pis dhe e ndot në një mënyrë të tillë që i vjen turp atij vetë por edhe gjithkujt tjetër që shkel apo sheh gjëra të tilla nuk mund të jetë nacionalist. Ka të bëjë shumë me edukimin, duhet që shqiptarët të eksplorojnë natyrën, pa ta duan atë. Nuk mund ta duash vendin tënd pa e njohur.
Ne shqiptarët përgjithësisht jemi rracë sedentare, preferojmë të rrijmë ulur, të shkojmë me makinë deri në majë të malit të Dajtit apo deri në majë të Korabit por të mos ecim. Të huajt kanë qenë ata që na e kanë futur këtë ndjenjën e respektimit të natyrës. Thethi është njohur para 100 vitesh nga Edit Durham ndërkohë që 99% e shqiptarëve mund ti dinin vetëm emrin por nuk dinin se çfarë vlere ka dhe sa i bukur është.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana