"Aeroporti i Vlorës të ndërtohet diku tjetër, ka vende plot", ambjentalisti kujton aksidentin e avionit me patat në Nju Jork
Organizatat mjedisore kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën Vjosë-Nartë.
Abdulla Diku, ambjentalist dhe inxhinier pyjesh, i ftuar në Rtv Ora thotë se ndërtimi i aeroportit në këtë zonë rrezikon seriozisht ekositemin.
Diku nënvizon se laguna e Nartës është e dyta për nga rëndësia pas asaj të karavastasë
Diku: Aeroporti i Vlirës ndëttohet në qendër të zonës së mbrojtur. Të gjithë e dimë që ky projekt zhvillohet pak metra larg lagunës së Nartës dhe ndër zonat më kryesore të peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë. Koalicioni i Organizatave Mjedisore e ka adresuar këtë çështje herët mirëpo sipas Ministrit thuhet se kanë dalë dy vendime të rëndësishme nga Këshilli i Ministrave fundvitin e kaluar të cilat nuk janë zbardhur, njëri për ndërtimin e aeroportit në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe vendimi tjetër që ka të bëjë me shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar. Ndërtimi i aeroportit është i rëndësishëm për zhvillimin e vendit por ka vende të tjera plot.
Në letrën dërguar qeverisë shqiptare, Organizatat mjedisore bëjnë me dije se në sipërfaqen prej mbi 19 mijë hektarësh gjenden 200 specie të shpendëve të egër, 33 prej të cilëve me status të rrezikuar.
Por përveç dëmtimit të biodiversitetit, Diku thotë se në pikëpyetje është dhe siguria, duke kujtuar aksidentin me patat në Nju Jork.
Diku: Shqipëria ka nënshkruar disa konventa të rëndësishme që na kërkon të mbrojmë zona të tilla. Asnjë nuk ka qenë dakord që ai aropport të ndërtohet aty së pari për vlerat e biodiversitetit dhe së dy siguria. Të gjithë e mbajmë mend aksidentin ajror në Nju Jork ku një tufë patash u futën në motorët e avionit dhe avioni u detyrua të bënte ulje emergjente. Për faktin e keq trajektorja e lëvizjes së shpendëve nga veriu në jug përkon pak a shumë me trajektoren e lëvizjes së avionëve, ka shumë shanse të ketë përplasje mes tyre.
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana