VIDEO/ Basha: Ulim emigrimin e rinisë dhe rrisim cilësinë e arsimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2021, 19:33
Përmes një video-mesazhi të postuar në profilin e tij në Facebook, kryetari i PD Lulzim Basha shprehet se me ardhjen në pushtet të opozitës do të zgjidhet problemi i papunësisë.
Sipas kryedemokratit, nuk mund të lejohet më që rinia të rrijë në shtëpi apo të detyrohet të largohet nga vendi.
Lulzim Basha: Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa shpresë për punësim. Ulim emigrimin e rinisë dhe rrisim cilësinë e arsimit. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë. #SHQIPERIAFITON