"Rropatemi gjithë ditën", pedagogia në "Ekopolitikë": Marr minus 38% nga paga ime. Çfarë kam të garantuar?
E ftuar në “Ekopolitikë”, ku po diskutohet mbi programin ekonomik të Partisë Demokratike, ekspertja dhe pedagogja e ekonomisë Zana Guxholli u shpreh se,
“Unë nuk e di Partinë Socialiste se nuk ka nxjerrë program akoma. Në zgjedhjet e fundit nuk paraqiti program me arrogancën që “unë jam dhe unë kam për të mbetur” dhe vërtetë zgjedhjet degjeneruan. Nuk u votua po votat u blenë. Pa program. Dhe unë nuk e di ç’fshihet pas tyre.
Përsa i përket PD-së, unë shoh që lideri ka një program. Program të konsultuar dhe të përgatitur nga një ekip, i cili do të jetë edhe zbatuesi, ai që do verë në jetë këtë program. Që të jetë betejë elektorale e standardeve evropiane duhet që të jenë programet dhe liderët që drejtojnë betejën", u shpreh Guxholli.
Më pas profesoresha dha shembullin e saj personal për të ilustruar se sa taksa paguan një rrogëtar në sajë të taksës progresive.
"Ulja e dividentit është pak qesharake me propagandën që bën një parti e majtë që unë thotë unë kam prezantuar taksën progresive, taksën e ndershme, taksën që taton më shumë të pasurit dhe të pasurit, ngaqë e kishin 15%, e kishin grumbulluar pa shpërndarë dividentin, ja u uli dhe ne rrogëtarët paguanim 23%, rropatemi tërë ditën. 23% më mbahen mua nga të ardhurat mujore. Plus sigurimet shëndetësore, plus sigurimet shoqërore dhe unë marr nga paga ime minus 38%. E kam të garantuar shëndetësinë? E kam të garantuar arsimin? Kam të garantuar rrugët? Çfarë kam?
Këta të pasurit, miliarderët, morën fitimin e futën në xhep dhe paguajnë 6%", deklaroi ndër të tjera Zana Guxholli.