Dënimi për vëllain dhe motrën e ish-deputetit të PS, Kim: Goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit e krimit të organizuar
Dy ditë pasi Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për një tjetër fraksion të dosjes “339”, që lidhet me tjetërsimin e pronave në Lezhë, vjen edhe reagimi i ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane e quan këtë vendim një goditje nga korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.
"Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pasurisë publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339", shkruan Kim.
Mes të dënuarve të GJKKO janë edhe dy familjarë të ish deputetit të PS Arben Ndoka. Për Xhevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit gjykata dha dënimin 6.8 vjet burg, ndërsa për të motrën Mimoza Ndoka 1.4 vjet dënim me kusht.
Për të njëjtën çështje, ish-deputeti është gjykuar nga Gjykata e Lezhës.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 300 mijë m2 katrorë tokë në bregdet dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.
Pasuritë janë të regjistruara në emër të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, vëllait të tij dhe njerëzve të afërm të fisit të tij.
Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.
Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4”.
Dënimet për të tjerët:
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3.6 vjet burg
Luigj Paloka 4.8 vjet dënim me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet dënim me kusht
Genc Zeneli 2 vjet dënim me kusht
Kol Lleshi 2 vjet dënim me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite dënim me kusht
Lexo edhe:
Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhur”, GJKKO dënon vëllain dhe motrën e ish-deputetit socialist