PD për rininë/ Këlliçi: Mbulim 100% i tarifës për studentët me të ardhura familjare nën 640 mijë lekë

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kreu i FRPD dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Njësinë nr.6 në Tiranë, Belind Këlliçi ka folur rreth programit të selisë blu për rininë.

Sipas Këlliçit, programi u vjen në ndihmë studentëve, për të cilët do të ketë përgjysmim tarifash krahasuar me ato që paguhen sot. Ndërsa për studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, tarifa e studimit do të jetë zero.

Belind Këlliçi: Programi do të fokusohet te arsimimi i të rinjve, te punësimi mbi të gjitha i të rinjve. Te mbështetja e sipërmarrjeve të të rinjve, te idetë inovatore etj etj. Por të ndalemi te disa momente kyçe. Është hera e parë që programi i të rinjve i një partie politike, i një force politike i lihet vetë të rinjve. Është i hartuar nga të rinjte e FRPD, të cilët kanë një periudhë të gjatë kohore, prej një viti e gjysmë, që punojnë me ekspertët më të mirë të Fondacionit Konrad Adenauer. Dhe me praktikat më të mira në[ Gjermani të Forumit Rinor të CDU-së por edhe në Europë për të marrë module të[ ngjashme që përdoren në Europë dhe për ti adaptuar realitetit tonë.

Për herë të parë do të jepen 5 mijë bursa sociale për të rinj që nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë tarifë. Për studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë do të zerohet tarifa. Edhe nëse i ke prindërit në punë, por me pagë minimale dhe në total marrin nën 640 mijë lekë, tarifa e edukimit do të jetë zero. I paguan buxheti i shtetit. Nuk do të vidhen 2 kilometra rrugë nga 20 milionë euro që i bën Rilindja, nuk do vidhen lekët dhe do të destinohen për të rinjtë. Shumë e thjeshtë formula.

Për të gjithë të rinjtë e tjerë, pavarësisht backgroundit të tyre familjar ekonomik, tarifa do të përgjysmohet.Dhe do të paguajnë gjysmën e asaj që paguajnë sot.

Lexo edhe:

Angazhimet e Bashës për Rininë: Do ulim emigrimin, zgjidhim papunësinë