Familja në Kavajë përleshet me grabitësit, plagosen dy persona

Tre persona kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Karpen të Kavajës mbrëmjen e sotme.

Banesa mësohet se është në pronësi të B. G., 70 vjeç. Grabitësit janë pikasur nga familjarët, të cilët kanë bërë rezistencë.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.