Programi i PD, Bumçi: Propozimet kanë qenë pjesë e qeverisjes deri në 2013
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar në Ora News ka treguar se thelbi i programit të PD është mënyra se si ndikon në jetën e njerëzve.
Bumçi ka thënë se për programin e PD ka etje, ndërkohë që shton se propozimet janë kryesisht politika që janë zbatuar gjatë kohës që demokratët kanë qenë në qeverisje.
Bumçi: Thelbi i gjithçkaje është programi dhe mënyra se si ti ndikon në jetën e njerëzve. Më vjen shumë mirë që ka etje për programin e PD, ka dëshirë për të diskutuar. Fakti që Edi Rama dhe figura të tjera të PS merren me programin e PD, tregon që janë frikësuar prej atij programi. Është e pamundur që të ulësh taksat dhe të rrisësh taksat. Fakti që një pjesë e mirë e atyre gjërave që ne propozojmë kanë qenë pjesë e jetës normale të qeverisjes së këtij vendi deri në 2013, sot thjeshtë po deklarojmë që do të bëjmë atë që kemi bërë, jo diçka të re. Propozojmë dhe gjëra të reja, por për një pjesë i rikthehemi propozimeve të kaluara. Cilat janë? Çmimi i energjisë elektrike sot është më i shtrenjti në rajon për qytetarët dhe për bizneset. Kur ne kemi qenë në qeveri ka qenë fasho deri në 400 kë, që ishte çmim i subvencionuar nga shteti. Qytetarët që ishin pensionistët, shtesa në nevojë që konsumonin deri në 300 kë, paguanin deri në 70 lekë për kilovat.
Rama i fshiu këto dhe vendosi një çmim të barabartë për të gjithë, 95 lekë për kë. Po t'i shtosh TVSH shkon më shumë se 100 lekë. Kur ne premtojmë që do të ulim çmimin e energjisë dhe kemi një fasho mbrojtëse, ne e kemi pasur dhe nuk po premtojmë një gjë që nuk është provuar. Ka ekzistuar dhe ka qenë pjesë normale e qeverisjes. Kur ne themi që do të heqim taksën e qarkullimit, 240 lekë për litër ekziston sot shtesë, në kohën tonë nuk ka ekzistuar, taksë për qarkullimin.
Taksa e sheshtë ka qenë 10%, tani themi 9%, por është një taksë e zbatuar dhe nuk po bëjmë eksperimente. Ajo taksë prodhoi një buxhet që u rrit gati dyfish. Se njerëzit nuk kishin nevojë të punonin me dy bilance. Fakti që gjërat që kanë ekzistuar sot duken të pamundur, tregon se sa shumë ka dështuar Edi Rama.
Intervista në studio për gazetarin Arnold Kariqi, përgatiti për online Tea Islamaj.