Shirat nuk lenë rehat as të vdekurit, rrëshqasin disa varre në Durrës. Nesër rivarrimi

Shirat e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dhe çarje të dherave edhe në zonën e varrezave të vjetra në qytetin e Durrësit.

Katër varre kanë lëvizur e rrëshqitur, por pa nxjerrë eshtra në sipërfaqe.

Nga ndërmarrja e Bashkisë, që ka në varësi varrezat publike, është bërë me dije se nesër do të mblidhen eshtrat e varreve që kanë rrëshqitur, në prani të familjarëve dhe do të kryhet rivarrimi tek varrezat e reja.

Pak ditë më parë Këshilli Bashkiak ka miratuar privatizimin e shërbimit të mirëmbajtjes së varrezave në Durrës.

Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka kallëzuar në KQZ vendimin e këshillit bashkiak të këtij qyteti për dhënien me koncesion të varrezave.

Kallëzimi është depozituar me 2 shkurt. Në të nënvizohet fakti se shërbimi, i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor.

Ndaj PD i kërkon KQZ, shqyrtimin e këtij kallëzimi sipas parashikimeve ligjore.

Lexo edhe:

Dhënia me koncesion e varrezave të Durrësit, PD kallëzon në KQZ këshillin bashkiak