Gjiknuri takim me pensionistët: PS e vetmja alternativë zhvillimi edhe për vitet e ardhshme
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës zhvilloi një takim me pensionistë dhe veterane. Në bashkëbisedim me ta, Gjiknuri tha se Partia Socialiste mbetet e vetmja alternativë për shqiptarët edhe për vitet e ardhshme.
Partia Socialiste mbetet e vetmja alternativë edhe për vitet e ardhshme.
Me këtë mesazh drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, iu drejtua veteranëve dhe pensionistëve me të cilët zhvilloi një takim.
"Ata që nuk kanë bërë asgjë nuk mund të riciklojnë të njëjtat premtime kur kishin në dorë për të bërë diçka dhe nuk bënë asgjë."
Gjiknuri u ndal edhe te projekti për sheshin e Flamurit, duke thënë se do të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet që mund të kenë banorët.
"Do mundohemi të adresojmë ato sensibilitete që kanë të bëjnë me karakterin historik dhe identitetin e atij sheshi, ne duam që atë shesh mos ta kemi vetëm për ritual në 28 nëntor, ai shesh duhet të jetë i gjallë."
Sheshi i Flamurit tha Gjiknuri do të kthehet në atraksion turistik, ku vizitorët të huaj dhe shqiptarë do të mund të marrin më tepër informacion lidhur me historinë e Shqipërisë.