U shembën nga tërmeti, Tifozët Kuq e Zi do të rindërtojnë 2 qendra shëndetësore

Grupi i Tifozëve Kuq e Zi do të ndërtojnë dy qendra shëndetësorë, të cilat u shembën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019. 

Kjo projektmarrëveshje është miratuar ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë mes grupit të Tifozëve Kuq e Zi dhe Këshillit të Ministrave.

Dy qendrat shëndetësore që do të rindërtohen nga tifogrupi ndodhen në Durrës dhe Shijak, që ishin edhe zonat më të dëmtuara nga tërmeti.

 Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit ju mori jetën 51 personave dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.