"Paraja do të ndjekë pacientin", plani i PD: Ekzaminimet do të paguhen nga sigurimet
Partia Demokratike do të zbatojë parimin "paraja ndjek pacientin" lidhur me shëndetësinë.
Sipas ekspertit të Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, faturat e ekzaminimeve edhe në spitalet private do të paguhen nga sigurimet shoqërore.
Përshendetje Doktor Gazi! Sapo kam kaluar COVID-in dhe kam shpenzuar jo pak, po plot 100.000 leke te reja. Paguaj siguracionet rregullisht. Si do jetë zgjidhja që mos të paguaj më nga xhepi im?
Gazment Koduzi: Partia Demokratike do të zbatojë parimin paraja do ndjekë pacientin, që do të thotë: Ju Jona si e siguruar i keni kryer ekzaminimet ne privat. Me sistemin e ri, faturat tuaj të ekzaminimeve, do ti paguajne sigurimet shëndetësore. Ne këtë mënyre, ju nuk do të paguani 2 herë për shëndetin tuaj: Një herë për sigurimet shëndetësore dhe një herë për ekzaminimet në privat. Ne do të ulim shpenzimet e tua nga xhepi, dhe ju do të jeni e qetë për shëndetin tuaj. Jona mos harro me 25 prill Shqipëria Fiton shëndetësinë!