PD prezanton drejtuesit politikë për degët në Tiranë, kush janë 8 të besuarit e Bashës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka dhënë fund debateve në selinë blu për emrat që do të drejtojnë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë.

Për mediat është bërë e ditur se kryeqyteti do të ndahet në 8 zona.

Tashmë Grida Duma do të drejtojë Kavajën dhe Rrogozhinën, teksa Flamur Noka lë Kukësin për të drejtuar zonat Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

Po ashtu dhe Agron Shehaj nuk do të jetë më në Vlorë por do të drejtojë njësitë 5 dhe 7.

Njësitë e tjera do të ndahen mes Jorida Tabakut, Aldo Bumçit, Albana Vokshit, Alfred Rrushaj dhe Belind Këlliçit.

Një tjetër vendim është dhe zgjedhja e Flamur Hoxhës si drejtues politik në Kukës. Në këtë mënyrë kryedemokrati ka firmosur nisjen zyrtare të fushatës dhe emrat që do ta drejtojnë.

Prej 12 qarqeve, pa u përcaktuar ka mbetur vetëm Gjirokastra.

Qyteti i gurtë do të ketë 4 mandate deputeti në parlament, pasi për shkak të rënies së popullsisë iu hoq një përfaqësues.

Drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në Tiranë sipas degëve:

Dega Tirana 1 + 12 + 14

ALDO BUMÇI

Dega Tirana 2 + 3 + 10

JORIDA TABAKU

Dega Tirana 4 + 8 

ALFRED RUSHAJ

Kavajë + Rrogozhinë 

GRIDA DUMA

Dega Tirana 5 + 7

AGRON SHEHAJ

Dega 9 + 11 

ALBANA VOKSHI

Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16 

BELIND KËLLIÇI 

Kamëz + Paskuqan + Vorë

FLAMUR NOKA