Plani afatgjatë i Ramës: Partia Socialiste në pushtet deri në 2030...
Edhe pse Edi Rama po kërkon një mandat të tretë qeverisë nga qytetarët, ende nuk ka një program me të cilën të përballet me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha.
Por propozimet e demokratëve, kryeministri gjatë konferences së përjavshme me gazetarët, i cilësoi si te parealizueshme dhe që mund të çojnë shtetin drejt falimentimit.
Lexo: Programi i PD, Rama: Si karakteri i Lulit, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore
Mazhoranca nuk ka një program të mirëfilltë politik për mandatin e tretë, por Edi Rama është i bindur se PS do të jetë në pushtet edhe për 2 mandate të tjera.
“The që kemi 8 vjet në qeveri. Nuk janë 8 akoma. Kjo ka rëndësi për faktin që ditët, muajt e vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë e kur të bëhen 8 do të ketë më shumë punë. Sa I takon programit. Programi ynë është I ditur publikisht I qartë. Ne kemi vendosur shtyllat e piketat e punojmë për të realizuar çfarë kemi thënë. Në rastin konkret ne do të bëjmë publike një platform me një program pune. Jo program do ulim sigurimet shoqërore do të rrisim pensionet. Se kjo është të ulim prodhimin e qumëshit dhe do rrisim prodhimin e djathit.
Do të jetë plan pune me një vizion të Shqipërisë 2030. Mos e lidhni me mua, ju lutem. Nuk është e lidhur me mua por deri në 2030 PS do keni në pushtet që të jeni të qartë, me ose pa mua. Mos thoni obobo ky do na bëhet gogol këtu, por kur themi 2030 është vizioni i PS-së për 2030.”
Beteja mes taksës së sheshtë të PD dhe asaj progresive të PS, ka sjellë edhe një reflektim të qeverisë, i cili do ta rishikojë tatimin mbi të ardhurat. Edhe pse thotë që nuk ka lidhje me fushatën, Rama pak para këtë premtim e bën para zgjedhjeve.
|
Çmontimi i LSI-së është një projeksion që Rama ja ka vënë qëllim vetës që në 2017.
Lexo dhe: “Do çonte LSI për skrap”, Rama: Basha më tradhëtoi, unë jo
Ai ka edhe një kërkesë për ndërkombëtarët e interesuar për listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Ndërs tregon se pse përveç Vlorës do të kandidojë edhe në Durrës.
"Sa i përket çështjes së borxhit kjo lidhet me origjinën time, me jetën time, me kujtimet e mia, me mua personalisht, me Durrësin. Natyrisht, lidhet dhe me faktin se Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u shfrytëzuar. Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket se është padrejtësisht shumë më pas, por ka nevojë për shtysë të re. Ky është borxhi. Ka ardhur koha që Durrësit t’i japim një shtysë të fortë. "
Programi i rindërtimit, sipas kryeministrit dhe ministrit Ahmetaj, pritet të përfundojë në peanverë të vitit 2022.