Rama: Qeveria bëri atë që të tjerët rreth nesh nuk arritën të bëjnë, opozita luan kumar, ne luajmë shah
Kryeministri Edi Rama nga Rinasi, pritet të vijnë 1170 doza të tjera vaksinash nga Pfizer, u shpreh se Pfizer meriton vetëm mirënjohje dhe respekt nga ne, dhe shtoi se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me kompaninë.
Rama nuk la pa përmendur as kundërshtarët e tij politikë, duke thënë se ardhja e vaksinave nuk ka lidhje me propagandës, por me faktin që qeveria arrin të bëjë që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë.
Rama: Vaksina nuk mund të bëhen për fushatë dhe për propagandë, as për t’u hedhur hi syve njerëzve për zgjedhjeve, se njerëzit janë këtu. Se nuk themi dot që vaksinimi vazhdon, kur nuk vazhdon. Kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet. Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë atë që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë.
Pfizer meriton vetëm mirënjohje dhe respekt nga ne. Ata kanë kërkuar për dozat e para dhe do të sjellin edhe në periudhën mes shkurti dhe marsit. Ne nuk e kemi lënë vetëm në dorë të Pfizerit me të cilët kemi edhe marrëdhënie të shkëlqyera, ne po negociojmë me vaksina të tjera.
Teoria që si u paguan të gjitha, ne nuk mund të merrnim edhe më shumë, por ndryshimi mes nesh dhe atyre, është se ata që luajnë ose damë, ose kumar, por ne luajmë shah. Ne luajmë shah në mënyrës se si luajmë në mënyrën se si planifikojmë, prandaj ne fitojmë.