Rama: Disa qafira publikuan faqe nga kontrata me Pfizer, gjoja vaksinat po vijnë për fushatë e propagandë
Nga Rinasi, pritet të vijnë 1170 doza të tjera vaksinash nga Pfizer, kryeministri Rama tha se disa të cilët i quajti qafira publikuan disa faqe nga kontrata me Pfizer për vaksinën, ku sipas tij u keqinterpretua kontrata.
Rama: Disa qafira, që ishin pjesë e një turpi të madh, me publikimin e disa faqeve të kontratës, vrapuan që të flasin me një ton ekstreme për t'i thënë popullit se çdo gjë këtu është e zezë, duke keqinterpretua kontratën. Gjoja vaksinat po vijnë për fushatë dhe për propagandë. Pjesa e madhe e dozave nuk do të vijë deri në vjeshtëe dhe kështu përjashtohen nga vaksinimi 2 milionë shqiptarë.
E vërteta është krejt ndryshe. Vaksina nuk mund të bëhen për fushatë dhe për propagandë, as për t'u hedhur hi syve njerëzve për zgjedhjeve, se njerëzit janë këtu. Se nuk themi dot që vaksinimi vazhdon, kur nuk vazhdon. Kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet. Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë që të tjerët rreth nesh nuk arritën t'i bëjnë.