Rama: Ishim aq të zotë sa i bëmë miqtë tanë që të shkelnin kontratën me Pfizer për të na dhënë vaksinat

Nga Rinasi, ku pritet të vijnë 1170 doza të tjera vaksinash nga Pfizer, kryeministri Rama tha se kompania pothuajse e ka bërë të pamundur që vaksinat të dalin jashtë territorit të shtetit që i blen, por Shqipëria arriti që të marrë 975 doza nga një shteti BE-së.

Rama: Kjo e pamundësisë e dhënies së vaksinave jashtë territorit, nuk është një kusht vetëm për ne, por për të gjithë, prandaj nuk e kemi thënë emrin e atij vendit që na dhuroi vaksinat. Ne ishim aq të zotë sa i bëmë miqtë tanë që të shkelnin kontratën me kompaninë me ne. ne jemi të lumtur që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë që të presin e të presin, por t'u japim mundësi që të vaksinohen këtu së bashku me bluzat tona të bardha.

Rama shtoi se marrëdhënia me Pfizer është shumë me mirë dhe se me vendin tonë nuk ka shkelur asnjë kontratë.

Rama: Ne nuk e mendojmë që t'i shkojmë nga pas në gjykata Pfizerit se me ne është sjellë si nuk ka më mirë. Nuk i futem debatit me ata që ankohen për Pfizerit. Me ne nuk ka shkelur kontratë. Skedulet kanë një fleksibilitet, kjo edhe kur mund të vonohen, por edhe shpejtojë.