VIDEO/ Frikë nga përmbytjet, ja si e bllokon derën e shtëpisë qytetari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2021, 22:59
Kur nuk ke besim te shteti dhe strukturat e tij, atëherë duhet ti marrësh masat paraprake vetë.
Këtë ka bërë edhe një qytetar në Sukth të Durrësit, i cili, i frikësuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, ka gjetur një zgjidhje shumë origjinale.
Qytetari ka vendosur ta mbyllë derën e shtëpisë së tij me silikon duke e parë si mundësinë e vetme për të parandaluar që uji të futet në banesë.
Rasti është denoncuar nga kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i cili ka shkuar për të vizituar këtë familje.
"I gjithë mundi dhe djersa e një jete të tërë, këtij qytetari i shkon dëm nga permbytja që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe moskujdedjes së Qeverisë".