Analisti në “Tempora”: Unë e mbaj në ajër Erion Veliajn
I ftuar në “Tempora”, ku po diskutohet mbi përgjimet e antimafias italiane, analisti Dritan Shano është shprehur se, zhvillimi ekonomik i vendit nuk e justifikon bumin e ndërtimeve në Tiranë dukle i cilësuar këto të fundit pastrim parash.
“Më vjen keq t’ju lajmëroj se, dëgjova SPAK, SPAKU. Ndërkohë ne kemi një prokurori të përgjithshme, e cila duhet të aktivizohet shumë përpara strukturave ad-hoc apo të njoma që janë krijuar nga drejtësia. Unë kam një lajm të keq për të gjithë ata që shpresojnë se drejtësi në këtë vend. Shqipëria, e para nuk është një shtet. Sepse drejtësia nuk ekziston, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Dhe nuk mund të ekzistojë një shtet i vërtetë, në kuptimin modern të fjalës, dhe kur them modern i referohem shtetit që pas Revolucionit Francez, pa legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin. Ne nuk kemi një sistem gjyqësor funksional sot, një.
Dy, komunistët vdesin për shtet ligjor. Autokratët vdesin për shtet ligjor. Fashistët vdesin për shtet ligjor. Ne të tjerët që duam demokraci, duam shtet të së drejtës. Shqipëria sot është shtet ligjor, nuk është shtet i së drejtës.
Këta persona që kanë sulmuar me beton Tiranën për të pastruar paratë e ku ta dinë se kujt, e bëjnë këtë gjë se kanë shtetin ligjor por kanë bllokuar çdo parim të shtetit të së drejtës.
Unë kam një vështrim timin ekonomik. Në këto 10 vjet nuk ka asgjë si zhvillim ekonomik që të justifikojë ndërtimet në Tiranë. Nuk ekziston një arsye pse duhet të jetë ky volum ndërtimesh. Nuk kemi një rritje ekonomike, nuk kemi një cilësi të rritjes ekonomike, të produktivitetit, të të ardhurave të individit".
Ndërkohë nuk munguan as batutat.
Sonila Meço: E shpjegon Erion Veliaj...
Dritan Shano: Erion Veliaj është analfabet në këtë histori.
Sonila Meço: Është i votuar...
Dritan Shano: Ne e kemi ves që votojmë njerëzit që nuk kanë mbaruar shkollën
Sonila Meço: Ai i merr vendimet. Nuk i marrim unë dhe ti Shano. Si i përgjigjet logjikës së Shanos Veliaj...
Dritan Shano: Ai nuk më përgjigjet dot mua. Se e mbaj në ajër unë atë. Bashkë me të gjithë kallamkusurët