Grabitje në zemër të Tiranës, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore
Grabitje me armë në qytetin e Tiranës.
Siç mëson Ora News, pre e grabitjes ka rënë një farmaci pranë shkollës "Sami Frashëri", në rrugën Bardhok Biba.
Autori, nën kërcënimin e armës, ka mundur të marrë të gjithë xhiron ditore të biznesit në fjalë.
Sipas asaj që informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, autori ka arritur të grabisë 200 mijë lekë të vjetra.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në disa zona të kryeqytetit.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën "Bardhok Biba", një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lexo edhe:
Dyshimet/ Në kërkim për grabitjen e para 3 ditëve, 21-vjeçari ‘surprizon’ policinë