Shabani: Nuk besoj as te Basha e as te Meta, por rreziku imediat janë Rama dhe Veliaj

Gjatë intervistës së tij në RTV Ora, përveç padisë ndaj Erion Veliajt në SPAK, Endri Shabani foli edhe për aktualitetin politik në vend, zgjedhjet e 25 Prillit dhe akuzat sipas të cilave, lëvizja është futur në politikë për ti bërë opozitë opozitës.

Sipas Shabanit, ai nuk është futur në politikë për ti bërë opozitë opozitës.

Ai shtoi se edhe pse nuk beson te kreu i opozitës, rreziku imediat për vendin janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Endri Shabani: Ta lemë Rudina Hajdarin. Të marrin Andi Përmetin dhe Ralf Gjonin. Akuza është pse nuk e kanë dorëzuar mandatet? Edi Rama qeverisi me 122 deputetë.  Po të mos ishin këta do të kishte qeverisur me 120, 119 deputetë. Asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Pra, nuk i kërkojnë llogari Ilir Metës, që premtoi se do të shpërndante parlamentin se ishte anti-Kushtetues, nuk i kërkohet llogari Lulzim Bashës që i dorëzoi këto mandate, ia fali Edi Ramës, i fali edhe kryetarët e bashkive, i kërkohet llogari dy-tre djemve të rinj pse këta nuk dorëzuan mandatet. Se këta e mbajnë Ramën në pushtet. Rama do të ishte në pushtet edhe me 100 deputetë.

Ti japësh gjithë këtë peshë e të thuash këta e mbajtën Ramën në pushtet është realisht të mos i shohësh faktet siç janë.

Lidhur me raportin që ne sulmojmë më shumë opozitën se qeverinë është e pavërtetë. Nëse dikush ka nge, të futet te faqja e Nismës Thurje apo të bëjë google emrin tonë, e gjithë kritika jonë fillon e mbaron me këta që janë në pushtet. Jo se Lulzim Basha është më i mirë. Unë nuk besoj. Se do të kishim votuar Lulzim Bashën dhe nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje. Unë nuk kam besim te Lulzim Basha, as te Ilir Meta. Sepse i kam parë në qeveri. Por nuk jemi marrë me ta sepse rreziku imediat është Edi Rama me Erion Velinë. Për këtë arsye kemi çuar Edi Ramën në SPAK. Çështjen e parë në SPAK nuk e ka çuar Lulzim Basha, e kemi çuar ne. Erion Veliajn e kemi çuar ne në SPAK. Ne jemi përballur me këta, kemi protestuar me këta. I kemi çuar në SPAK. Çfarë duhet të bëjmë më tepër ne? !...

Lexo edhe:

Padia në SPAK, Shabani: Veliaj të na tregojë që në Tiranë nuk po pastrohen paratë e krimit

/a.r,OraNews