Duma: Sektori kryesor ku pastrohen paratë është ndërtimi, Besnik Halili ka marrë mbi 100 tendera pa garë

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se një ndër sektorët më të rëndësishëm ku pastrohen paratë është ndërtimi, pastaj vijnë PPP-të.

Duma: Kemi një Shqipëri që rreth 40% e ekonomisë është informale. Paraja e zezë në shumicën e rasteve është para e zeze, sigurisht që jo gjithmonë vjen nga droga. Një ndër sektorët më të rëndësishëm ku pastrohen paratë është ndërtimi, pastaj vijnë PPP-të.

Mediat thonë se ky individi është Besnik Halili që rezulton me 197 tendera ku pjesa më e madhe është kryer pa garë. Ty të vjen individi brenda përgjimet me tendera pa garë. Të gjitha këto lidhen logjikisht, sepse të vjen me antimafia, jo në biseda tavolina. Ky individ është në majën e kupolës së atyre që kanë marrë tendera pa garë. Dalin edhe raporte kur ministrat vitet e fundit ministrat kanë trefishuar pasurinë.

https://youtu.be/nrtGUwgHtC0