Dyshimet/ Në kërkim për grabitjen e para 3 ditëve, 21-vjeçari 'surprizon' policinë

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, zbulon detaje të reja nga grabitja e para pak minutave në qendër të Tiranës.

Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, autori që arriti të grabiste 200 mijë lekë të vjetra nga farmacia, dyshohet se është shtetasi Kristi Çinasi, autori i shpallur në kërkim për grabitjen e para tre ditëve në zonën e Bryylit në kryeqytet, ku pre ra një institucion financiar i kredidhënies.

Sipas Policisë, në të dy grabitjet është ndjekur e njëjta skemë.

Gjithashtu, grabitja e mbrëmjes së sotme ngjason dhe me grabitjen e vitit 2017 ku 21 vjeçari grabiti një tjetër farmaci, vepër të cilën ka vuajtur dënimin me burg dhe që e përfundoi pak kohë më parë.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

​Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo edhe:

Grabitje në zemër të Tiranës, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore