Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga, humb jetën pasagjerja 23 vjeçare
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë-Levan.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Anxhela Çapo, 23 vjeç, e cila ka qenë pasagjere, ndërkohë që është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit Silvana Muho, 22 vjeç. Muho ka qenë në drejtimin e mjetit, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
"Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M." - njofton policia.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të zbardhë dinamikën aksidentit.
Sakaq nga Silvana Muhos është lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.