Dritan Dajti shtrohet në spital

Dritan Dajti, i dënuari me 25 vite burgim, mësohet të jetë shtruar në spital si pasojë e problemeve që ka pasur me shëndetin.

Sipas gazetarit të Ora News, Elton Qyno, Dajti mendohet se ka pasur shenja të prekjes nga Covid-19 dhe për pasojë është shtruar në spital në kushte të rrepta sigurie.

Burime për Ora News, shprehen se gjendja shëndetësore e Dajtit është e normalizuar dhe po mbahet nën mbikqyrjen e mjekëve.

Dajti po vuan dënimin me 25 vite burgim në burgun e Peqinit, pasi u dënua nga gjykata për vrasjen e 5 personave. 4 prej të cilëve efektivë të policisë dhe 1 biznesmen, Agim Beqa, vrasje e kryer në vitin 1999 në Tiranë.