Ju flet Moska - Në 25 prill opozita ka zero mundësi ndaj aleancës Shtet-Ndragheta
Në 25 prill opozita ka zero mundësi ndaj aleancës Shtet-Ndragheta ishte tema e "Ju flet Moska" nga Kastrio Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Kryeministri Rama në një dalje sot për mediat u përpoq që të zhvlerësonte ato që kishin dalë nga antimafia italiane për njerëzit e Ndraghetas në përfshirje edhe me njerëz në Shqipëri. Ai u mundua që të shpëtonte bashkëpunëtorët e tij në pushtet dhe qeverinë e tij. Ai u mundua që të thoshte se përgjimet vërtetojnë se qeveria e tij ka kundërshtuar ofertat e Ndraghetës. Madje Rama bëri ironi duke thënë se gjithçka ka bërë Ndragheta, ishte një dyqan në Tiranë.
Një version pse ka ndodhur kjo është se për shkak se rilindasit e kanë të lartë kërkesën e ryshfetit. Pse e besoj këtë shpjegim është se ata në përgjime në vitin 2017 thonin se fituan njerëzit e tanë. Me këta njerëzit e mafiozët dhe politikanët në pushtet ka një histori të vjetër që kanë mosmarrëveshje për shumën e ryshfetit. Politikanët e korruptuar janë gati t'i shërbejnë organizatave kriminale në këmbim të ryshfetit dhe duan ta rrisin sa më shumë shifrën.
Problemi është te fjalia që në Tiranë fituan njerëzit tanë. Monumenti i këtij bashkëpunimi janë kullat që po ngrihet në kryeqytet ku po investohen para të mafies shqiptare dhe të organizatave të huaja. Në vendin tonë do të mbahen zgjedhje dhe për shkak të përgjimeve do të bëhen bisedat më të koduara. Rama ka në dorë drejtësinë, institucionet e pavarura, ka futur njerëz në gjykata, ka përdorur Vettingun sikurse ka dashur, ka me vete oligarkët dhe policinë. Sigurisht që ka me vete edhe pjesën më të madhe të medieve.
Përballë kësaj aleanca me krimin është opozita që duhet të ketë rolin e figurantit duke marrë pjesë në zgjedhje që Rama të thotë se në vendin tonë ka demokraci. Opozita pastaj i duhet të pranojë rezultatin dhe të presë që të marrë pushtetin pas 4 vitesh. Unë nuk them se opozita është bindëse për t'i fituar zgjedhjet, por pas 8 vitesh në pushtet, kjo parti sërish kërkon të marrë votat e vetme. Kjo mund të ndodhë vetëm me paratë e krimit të organizuar, nuk ka një shpjegim si një parti në këto kushte mund të fitojë zgjedhjet. Ajo që pritet të ndodhë është se Rama, duke pasur licencën ndërkombëtare të partnerëve, do t'i blejë zgjedhjet, duke siguruar një mandat të tretë dhe do të vazhdojë bashkëpunim pak më të kujdesshëm me organizatat kriminale.