Pedagogu Ervin Goci: Institucionet kanë ngordhur, Shqipëria shpëtohet nga njerëz të rinj

Në studion e emisionit "Tempora", po diskutohet mbi përgjimet e antimaias italiane. Pedagogu Ervin Goci, i cili është një nga të ftuarit në studio, tha se institucionet sipas tij kanë dalë jashtë funksionit. Ai shtoi se duhet një rigjenerim i tërësor i partive, duke theksuar se vetëm kjo gjë  do e shpëtonte Shqipërinë. 

Ervin Goci: Unë gjithmonë e kam trajtuar si politike, sepse nuk ka asnjë skenar tjetër, institucionet kanë ngordhur të gjitha. Duhet të rithemelohen institucionet. ka shumë mënyra se si kjo arrihet. Ka dhunë në rrugë, bie ajo pjesa e establishmentit që kemi. Janë zgjedhjet përshembull, ku ka një përmbysje, ka një pjesëmarrje masive, ku lëvizin balancat, shkulët nga rrënjët estabilishmenti e tjetër e tjerë, hynë parti të reja, subjekte të reja njerëz të rinj.

Sonila Meço: Po të dëgjoje prokurorin ta shpjegonte qartësisht se çfarë ndodh, me një grup mafioz që arrin të hyjë në procese politike, se çfarë i bën ai votës.

Ervin Goci: Pikërisht këtë po them. Vetëm një ngjarje që është politike, masive, është e rrënjës mund të krijojë një lloj shkëputje. Për gjërat e tjera më pas ne mund të rrimë e të flasim gjatë gjithë kohës këtu, gjithsecili nga ne mund të japë një shpjegim, por arsyeja nuk të hynë shumë në punë, sa flet me arsye, të del kryeministri, tregon një anekdotë dhe më pas ne jemi të humbur, sepse në fund fare unë e kam kapur nga kthetrat. Sa herë kam komunikimet e mia publike dhe denoncoj sisteme të tëra duke pasur këtë shqetësim, shoh që nga ata që duan të bëjnë ofertën politike tani, nuk e kapin këtë gjë, ose kanë një lloj paralize në këtë gjë dhe nuk veprojnë. Unë mendojnë që sot është momenti për të vepruar. Duhet një shkëputje totale, vetëm kjo e shpëton Shqipërinë.

https://youtu.be/nrtGUwgHtC0