VIDEO/ Vendosin dy talentet e mesfushës, Barça fiton dhe pa Messin
Barcelona bën detyrën dhe fiton përballë Elches në kampionat.
Me Lionel Messin të dënuar, skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman triumfoi pa shumë vështirësi me rezultatin 0-2 në transfertë, në një ndeshje që e zgjidhën dy talentet e mesfushës së skuadrës blaugrana.
Frankie De Jong shënoi në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 39-të golin e 0-1 për katalanasit.
Ricard Puig i cili hyri në fushë vetëm në minutën e 87-të, vulosi suksesin e Barcës dy minuta më pas duke shënuar edhe golin e dytë në një ndeshje të dominuar totalisht nga Barcelona.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat për Barçën që u ngjit në kuotën e 37 pikëve dhe rimori vendin e 3-të duke zbritur Sevillan në të katërtin.
Katalanasit janë vetëm 3 pikë larg Real Madridit të vendit të dytë dhe 7 pikë larg Atleticos kryesuese, i cili ka edhe dy ndeshje më pak.
Përmbledhja e ndeshjes: