Ideja e bujshme/ Dzeko te Inter, Eriksen te Roma

Çështja Dzeko është kthyer në temë dite te Roma. Ngjarjet pas ndeshjes në Kupë dhe përjashtimi nga ndeshja e djeshme kundër Spezias, u pasua pa koment nga trajneri Paulo Fonseca, i cili nuk bëri asgjë tjetër përveç se nxiti thashethemet e shumta mbi të ardhmen e boshnjakut. Një e ardhme ende e pasigurt, por që rrezikon të jetë larg verdhekuqve.

IDEJA E SHKËMBIMIT - Dhe në sfond, siç është përmendur tashmë, hipotezat mbi një transferim te Juventus apo Inter janë ende të gjalla. Të dy klubet luftojnë me probleme ekonomike, por në të njëjtën kohë kërkojnë një sulmues.

Sipas "La Gazzetta dello Sport" ideja e fundit që po mendojnë drejtuesit e Romës është ai i një shkëmbimi kokë me Cristian Eriksenin e Interit.

JO E ZHANG - Roma ka përballë "Jo"-në Zhang. Conte me të vërtetë e pëlqen Dzekon, por paga prej 7.5 milionë eurosh e boshnjakut dhe mosha e tij 34 vjeç e bëjnë shitjen të komplikuar.

Prandaj lindi ideja e një shkëmbimi, e refuzuar nga Interi që synon të ulë pagat e futbollistëve. Pra, Inter i thotë jo Dzekos për shkak të pagës. Të paktën tani për tani.