VIDEO/ Gola dhe emocione, United eleminon Liverpool-in

Manchester United eliminon Liverpool nga FA Cup.

Pak ditë pas  barazimit pa gola në Premier League, “Djajtë e Kuq” triumfuan në një sfidë spektakolare në “Old Trafford” me rezultatin 3-2.

Grinvud, Rashford dhe Bruno Fernandes bënë të pavlefshëm dopietën e egjiptianit Mohammed Salah.

Sfida nisi mjaft mirë për kampionët në fuqi të Anglisë teksa Salah zhbllokoi sfidën ne minutën e 18-të. 8 minuta më pas, Grinvud barazoi rezultatin, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

45 minutat e dyta prodhuan akomë më tepër emocione. “Djajtë e Kuq” morën avantazhin e ndeshjes 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë.

Sulmuesi Marcus Rashford ndërroi vendin me shokun e skuadrës Grinvud teksa ktheu në golin asistin e këtij të fundit. Megjithatë, Liverpool u kundërpërgjigj me një aksion klasi. Salah finalizoi me gol kombinimin e bukur të shokëve të ekipit.

Por, portugezi i skuadrës së Ole Gunar Solskjaerit, Bruno Fernandes, i solli gëzimin e shumëpritur ekipit duke shënuar nga goditja e dënimit në minutën e 78-të dhe deri në fund të sfidës, rezultati nuk ndryshoi.

Në këtë mënyrë, United kualifikohet për në raundin e 1/8-ave të FA Cup, ndërsa Liverpool duhet të përqëndrohet te kampionati dhe Champions League tani.

Kjo është fitorja e parë Manchester United ndaj Liverpool pas gati 3 vitesh.