Varianti i ri i virusit/ Mjekja: COVID-19 ka pësuar 23 ndryshime gjenetike, po bëhet më agresiv

Teksa e gjithë bota pret të injektojë vaksinën anti-COVID tek popullata e tyre, një mutacion i ri ka dalë në qarkullim, e që ka shqetësuar jo pak zyrtarët e lartë të shteteve.

Për këtë gjë u fol në edicionin informativ në Ora News, ku përmes një lidhje Skype, ishte e ftuar mjekja shqiptare në Britani Detina Zalli. Gjatë fjalës së saj ajo tha se koronavirusi deri më tani ka pësuar 23 ndryshime gjenetike dhe po bëhet më agresiv.

"Është e vërtetë që situata është e vështirë, goxha e vështirë. Varianti i ri i virusit i titulluar B.1.7, ka 23 ndryshime, apo ndryshe mutacione gjenetike, shumë prej këtyre ndodhen në zonën virusit që ruajnë një rol të rëndësishëm se si virusi hyn në qelizat njerëzore. Në Angli 60 % të rasteve, janë dominant duke i mundur të gjithë variantet e tjera.

Normalisht është një gjë shqetësuese. Mutacionet e virusit ndodhin shpesh sepse janë pjesë të jetës së virusit. Duke qenë se virusi gjatë gjithë kohës replikohet mund të pësojë ndryshime gjenetike. Rëndësi ka që këto ndryshime të mos ndodhin tek proteinat kyçe të virusit, që luajnë një rol të rëndësishëm tek proteinat, çka do të çonte në mutacionin e virusit në një shkallë më të madhe", theksoi Zalli.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti online M.M