Bllokohet nga shkëmbijtë rruga e Vërmikut në Vlorë, forcat xheniere përdorin eksploziv për ta hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2021, 18:43
Pas bllokimin të rrugës së Vërmikut nga një masiv shkëmbor, kanë ndërhyrë forcat xheniere.
Ata kanë ndërhyrë ditën e sotme për hapjen e rrugës së Vërmikut e cila u bllokua dy ditë më parë si rrjedhojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor i cili ra në mesin e rrugës.
Ata kanë përdorur lëndë eksplozive për të hequr masivin shkëmbor të rënë..
Ndërhyrja e forcave xhenio ka qenë e pamjaftueshme për ta shembur në total masivin shkëmbor teksa priten ende ndërhyrje në ditët në vijim.
Aksi rrugor Bashaj Vërmik mbetet ende i bllokuar si rrjedhojë e këtij masivit shkëmbor.

